Vushtrria e ka specialitet çajin e rusit, dinë edhe truqe në gota të çajit
Vushtrriasit njihen për pirjen e shumtë të çajit. Është e pamundur që të kalojë një ditë në shtëpitë e vushtrriasve pa e parë çajin teksa zihet.
E një banorë i kësaj ane ka vendosur që të realizojë një truk fantastik, pikërisht me një gotë çaji dhe një lugë.
Në një video të cilën e dërgoi në Indeksonline, shihet se si qytetari arrin të vë lugën në gotë në një mënyrë të veçantë, që jo gjithkush arrin t’ia qëllojë./Indeksonline/