75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Zaev viziton sot Tiranën, takon Ramën

Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov do të zhvillojnë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ekipi qeveritar do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kreun e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Axhenda e vizitës

10:00 – Ceremoniali zyrtar

10:30 – Takim i dy delegacioneve

11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave