75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Prokuroria sot paraqet kërkesën për paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës ka njoftuar se sot pritet që ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë të paraqes kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërsa, përmes një komunikate ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e mbrëmshme, ku Tun Bezhi mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton që me datë 12.03.2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person tjetër A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor. Policia pasi ka bastisur shtëpinë e të pandehurit, e ka arrestuar të njëjtin dhe i ka konfiskuar armën me të cilën i ka kryer veprat.

Nga ana e Njësisë së forenzikës së policisë rajonale është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë siguruar dëshmitë e nevojshme.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa personi i cili ka mbetur i plagosur është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sot pritet që prokurori i rastit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/