Po pastronte çerdhen e fëmijëve, vdes punëtori shqiptar
Sokol Rahshta, 45 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në spital.
Ai ishte rrëzuar nga shkallër nga një lartësi 3 metra mëngjesin e djeshëm.
Së bashku me punëtorë të tjerë, ai po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta në Pistoia.
Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Sokol Rahshta kishte pësuar fraktura në kafkë. Fatkeqësisht, edhe pse u trajtua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte.