Trajneri i Bayernit: Këto janë limitet tona
Bayern Munich është mposhtur 3-1 nga Liverpool në Allianz Arena dhe e ka mbyllur Champions League këtë sezon.
As ndeshjes, trajneri bavarez Niko Kovac pranon se kundërshtari kishte më shumë kualitet se ekipi i tij.
“Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë dhe Klopp me djemtë e tij duhen uruar për paraqitjen e bërë”.
“Ata ishin rreshtuar mirë, bënë lojën e tyre duke mos na lejuar ne të futemi në lojën tonë, prandaj kemi humbur me meritë”.
“Presioni shumë i madh? Ishte merita e kundërshtarit që ishte shumë kompakt dhe luante me zgjuarsi”.
“Sot kemi kuptuar limitet tona. Neuer? Nuk i vë faj për golin e parë, ai nuk e dinte nëse Rafinha do ta ndalonte Mane. Nuk duhet të flasim për ata që mungonin, ata që ishin në fushë dhanë gjithçka, nuk ka justifikime“.