Çifti i dehur rrihet mes vete pas ndejës, arrestohet në Graqanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një çift në Graqanicë, i cili pas një ndeje ishte përleshur fizikisht mes vete.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i huaj dhe një femër shtetase e huaj, pasi që të njëjtit pas një ndeje, nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/