75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Kërkohet paraburgim për personin që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit I.K., nga Ferizaj.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se me datën 13.03.2019, i dyshuari I.K., për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij M.K., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ./Indeksonline/