Momenti kur policia arreston sulmuesin në Zelandë të Re
49 persona mbetën të vdekur dhe 48 të lënduar nga një sulm terrorist që ndodhi në mëngjesin e sotëm në dy xhami të Zelandës së Re.
Sulmuesi madje filmoi tërë aktin, duke hyrë në xhami dhe duke shtirë me armë nëpër myslimanët që po kryenin namazin e së premtes në xhami, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.
Në internet tanimë po qarkullon momenti kur policia e arrestoi sulmuesin,
Brenton Tarrant, pasi doli nga xhamia ku kreu veprën makabre.
Për këtë sulm, policia ka njoftuar se deri më tani ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, derisa dyshon se ka ende të përfshirë që janë të lirë.
Më poshtë momenti i arrestimit të sulmuesit. /Indeksonline/