Bebe Rexha shkëlqen në iHeart Radio, ‘rrëmben’ një çmim
Është mbajtur ndarja e çmimeve iHeart Radio në të cilën morën pjesë shumë yje të muzikës.
Në mesin e shumë emrave ishte edhe këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shkruan Indeksonline.

Bebe ishte ajo që rrëmbej një çmim në këtë event duke u shpallur fituese në ‘Këngën më të mirë të zhanrit Country’.

Bebe Rexha është nominuar në dy kategori këtë vit, atë për “Këngën më të mirë të zhanrit country” dhe “Bashkëpunimin më të mirë” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line./Indeksonline/