Akti terrorist në Zelandë, Pacolli: Sulm makabër
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur trishtimin e tij për sulmin terrorist që ndodhi sot në Zelandën e Re.
“I trishtuar nga sulmi makabër terrorist në namazin e së premtes në Christchurch. Mendimet tona sot janë me Zelandën e Re, dhe në veçanti me familjet dhe miqtë e viktimave”, shkroi Pacolli në Facebook.
Nga dy sulme në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re kanë mbetur të vdekur 49 persona ndërsa numri mund të shtohet, pasi raportohet edhe dhjetëra të tjerë të plagosur rëndë.