75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Karaxhiq mund të dënohet me burg të përjetshëm për masakrën e Srebrenicës

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq do të mund të dënohet me burg të përjetshëm për masakrën e Srebrenicës.

Ai të mërkurën do të përballet me gjyqtarët e Apelit të OKB-së, ku do të merret një vendim përfundimtar për të.

Karaxhiq u dënua me 40 vjet burg në 2016 për masakrën e Srebrenicës të korrikut të 1995-ës, ku u vranë më shumë se 8 mijë myslimanë, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Ai poashtu ngarkohet me veprën krime kundër njerëzimit pasi ishte udhëheqës politik i një fushatë spastrimi etnik në Bosnje.

Prokurorët po kërkojnë një dënim të përjetshëm për Karaxhiq.

Nura Begoviç, e cila humbi 16 të afërm në luftën në Bosnjë, shpreson për dënimin maksimal.

“Askush nuk mund t’i kthejë të dashurit tanë, por (dënimi me burgim të përjetshëm) do të thotë se ka të paktën drejtësi,” tha Begoviç.

Asaj, mbetjet e vëllait ia identifikuan në një laborator të ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Hagë muajin e kaluar pasi u gjetën në një varr masiv./Indeksonline/