75 Mall Live Search
18:33 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Hiti i 2019-ës, ‘Menemadhe’ i bën 16 milionë shikime

Kënga ‘Menemadhe’ e reperëve, Lyrical Son, Mc Kresha dhe Ledri Vula po rezulton si hiti i këtij viti deri më tani.

Pas më shumë së një muaj, kënga ka arritur të kap shifrën e 16 milionë shikimeve dhe është pëlqyer 42.000 herë në Youtube.

Përkundër që janë lansuar shumë këngë, ‘Menemadhe’ po vazhdon të mbetet e pëlqyera e publikut, duke qenë në krye të top listave.

Kënga ‘Menemadhe’ ishte pjesë e albumit ‘USA’ që u pëlqye shumë nga publiku.

Sa herë që kjo treshe e reperëve bashkëpunojnë është një hit i garantuar. Kujtojmë këngën ‘Hip Hop’ që ende vazhdon të dëgjohet edhe gjatë këtij viti./Indeksonline/