75 Mall Live Search
22:55 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Tragjedia në Zelandë të Re, zhduket një fëmijë që ishte në xhami në kohën e sulmit terrorist

Tre vjeçari, Mucad Ibrahim nga Zelanda e Re është zhdukur pas sulmit terrorist në dy xhamitë gjatë ditës së sotme, shkruan Daily Mail.

Mucad ishte së bashku me babin e tij dhe vëllain në xhami kur ndodhi sulmi. Babai dhe vëllai bën sikur kishin vdekur duke i shpëtuar sulmit, kurse tre vjeçari nuk dihet se ku u zhduk.

“Unë dola aq shpejtë sikur të gjithë që po nguteshin. Nuk kam qenë asnjëherë kaq i frikësuar në jetën time” u shprehë Abdi, vëllai i Mucadas.

Familja e Mucad ka kërkuar ndihmë që të gjendet tre vjeçari.

Nga tragjedia në Zelandë të Re kanë mbetur të vdekur 49 persona./Indeksonline/