NISMA mban sot Kuvendin Zgjedhor të Rinisë
Nisma Socialdemokrate mban sot Kuvendin Zgjedhor të Rinisë. Në një njoftim dërguar medieve nga ky subjekt bëhet me dije se Kuvendi Zgjedhor mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.
I pranishëm në këtë Kuvend pritet të jetë edhe kryetari i këtij subjekti, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.
Ndryshe, partia e Fatmir Limajt, dy javë më parë ka shënuar pesë vjetorin e themelimit. Nisma udhëheq me tri Ministri në Qeverinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar i saj përbëhet nga 8 deputetë./Indeksonline