75 Mall Live Search
11:32 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Kapen fidanë kontrabandë nga Serbia

Një patrullë kufitare ka ndaluar një veturë në fshatin Novosellë të cilën e drejtonte një i dyshuar dhe gjatë kontrollimit në automjet janë vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 650 fidanë arra, 350 fidanë kumbulla dhe 120 fidanë boronicë, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit. Dyshohet se fidanët janë sjell përmes rrugëve alternative nga Republika e Serbisë duke iu shmangur taksave doganore”.

Me urdhër të prokurorit, automjeti me mallin e dyshuar dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar. /Indeksonline/