Derisa Tirana “pushtohet” nga protestuesit, Rama argëtohet me fëmijë
Derisa kryeqyteti i Shqipërisë është vërshuar nga protestuesit të cilët janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama, ky i fundit ka një mënyrë tjetër për të kaluar këtë të shtunë, përcjellë Indeksonline.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një video ku shihet duke kënduar me disa fëmijë.
“Kënga e ditës”, është përshkrimi që i ka bërë Rama videos së postuar.
Në anën tjetër, protestuesit janë parë duke u drejtuar drejt qendrës së Tiranës, saktësisht drejt sheshit “Skënderbej”.
Ndonëse nuk dihet se sa do të zgjasë kjo protestë, situata deri më tani ka qenë e qetë, me disa raste të hedhjes së kapsollave apo tymosësve ndaj policisë dhe prishjes së rrethimit. /Indeksonline/