75 Mall Live Search
20:36 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

LDK ngushëllon familjarët e katër viktimave të aksidenteve të sotme

Me rastin e vdekjes së katër qytetarëve në dy aksidente, njëri në Duhël të Therandës që mori jetën e tre të rinjve dhe aksidenti tjetër në Vitomiricë që mori jetën e një qytetari, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e tre të rinjve, dy djem nga Komuna e Lipjanit dhe njëri nga Prishtina.Familjes Retkoceri dhe Tmava nga Komuna e Lipjanit, kryetarit të Komunës Imri Ahmeti dhe gjithë qytetarëve të Lipjanit ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të LDK-së. Poashtu ngushëllime i shpreh familjarëve dhe qytetarëve të Prishtinës dhe Pejës”, thuhet në telegram.

“Aksidentet e fundit janë tejet shqetësuese për ne, prandaj në emrin tim të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik”, thuhet tutje në telegramin ngushëllues./Indeksonline/