Vajza e Michael Jackson mohon thashethemet për vetëvrasje
Vajza e yllit të muzikës, Michael Jackson, Paris ka mohuar thashethemet se është dërguar në spital pas tentimit për vetëvrasje.
Sipas TMZ, policia kishte pranuar një telefonat nga shtëpia e Paris në Los Angjelos, të dielën rreth orës 7:30 në mëngjes, pasi ajo kishte tentuar të vetëvritet, shkruan Indeksonline.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Paris, e cila përmes një statusi në Twitter i ka quajtur gënjeshtar të gjitha raportimet në media.
“Gënjeshtër, gënjeshtër dhe më shumë gënjeshtra” ka shkruar Paris.
Ndryshe, në një dokumentar që u publikua së fundi në HBO dhe Channel 4, Michell është akuzuar për abuzim seksual ndaj të miturve./Indeksonline/