11:40 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Aulona Musta befason: Bashkëshorti im ishte ish i dashuri i shoqes

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Aulona Musta vazhdimisht ngjall reagime me deklaratat që bënë.

Këtë herë ajo e ftuar në ‘Dancing with Graciano’ ajo ka folur më shumë rreth jetës private dhe takimit të parë me bashkëshotin e saj.

“E kam takuar për herë të parë në klub. Por, ka qenë ish i dashuri i shoqes së motrës sime. Ishim takuar, përshëndetur dhe asgjë më shumë. Pas disa muajsh, ata u ndanë dhe isha në një nga klubit e kryeqytetit me shoqet e mia, ai ishte me disa miq që unë i njihja dhe bashkuam tavolinat. Ai fliste pak më shumë se zakonisht, më vonë më gjeti në Facebook, folëm dhe pastaj u takuam. Jemi puthur që në takimin e parë. Kemi bashkëjetuar fillimisht. Bëjmë 9 vjet tani në prill”, është shprehur prezantuesja e njohur.

Ndryshe, ajo po vazhdon të jetë prezentë me emisionin e  saj ‘Thumb’ së bashku me Fatmën./Indeksonline/