Disenjatorja Llapashtica, sjell koleksionin e ri për maturantë me mbi 50 modele
Paralelisht koleksioneve tjera për çdo vit, disnjatorja kosovare, Vjollca Llapashtica ka prezantuar edhe koleksionin për maturantë.
Këtë vit, Llapashtica, ka sjellë një koleksion dhe ekskluzivisht për maturantë, me mbi 50 modele të ndryshme e të krijuara me shumë kujdes, të cilin e ka prezantuar nëpërmjet një fotosesioni.
Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera. I radhës pas këtij të fundit do të jetë koleksion për semimaturantë./Ineksonline/




