Adrola Dushi në pritje të Romeos, pozon nga dritarja e Zhulietës
Adrola Dushi me të drejtë konsiderohet si një nga femrat më të bukura shqiptare, madje perfeksioni i një femre ideale.
Bukuria e saj natyrale e linjat trupore e kanë bërë atë të jetë përherë në mesin e femrave të më të komentuara.

Këtë vikend ajo është duke e kaluar në Itali, në qytetin e Veronës.
Ish-missi shqiptar ka vizituar shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës.
Kujtojmë që Adrola i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, ndërsa është edhe nënë e një djali./Indeksonline/
