Një imam nga Fixhi konfirmohet të jetë viktimë e sulmit në Zelandën e Re
Hafiz Musa Patel, një imam i xhamisë në Fixhi, vdiq në sulmet terroriste të së premtes në Zelandën e Re.
Kjo gjë është konfirmuar nga Lidhja Islame e Fixhit. Patel ishte imam në Lautoka Jame Masjid, për 25 vitet e fundit. Ai kishte lënë Fixhin tre javë më parë për të kaluar kohë me fëmijët në Australi, transmeton Ideksonline.
Patel dhe gruaja e tij kishin udhëtuar në Christchurch për të vizituar miqtë dhe familjarët./Indeksonline/