Milanit i duhen 70 milionë për yllin e Everton
Richarlison shënoi golin e parënë fitoren 2-0 të Evertonit kundër Chelseas.
Sulmuesi u ble 40 milionë euro nga Watford dhe i ka mbetur në zemër drejtorit të Milanit, Leonardos, shkruan Indeksonline.
Braziliani ishte afër kalimit te rosonerët dy vite më parë por drejtuesit e atëhershëm nuk arritën të mbyllnin marrëveshjen.
Por tani Leonardo do të mundohet ta bind atë të bashkohet me Milanin edhe pse i duhen 70 milionë euro për këtë transferim.
Ai është ftuar së fundmi edhe nga Titte për tu bashkuar me “Selecaon” pas paraqitjeve të mira në Angli, ku në 29 ndeshje ka shënuar 12 gola. /IndeksOnline/