U jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Lipjani që vdiqën nga aksidenti në Duhël
Tre të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën në rrugën Shtime-Suharekë, saktësisht në fshatin Duhël.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H, i lindur në vitin 1999.
Gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Lipjanit u ndezën qirinj në kujtim të këtyre të rinjve që humbën jetën.
E varrimi i trupave u bë sot në varrezat e fshatit Llugaxhi.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/03/3FEDCF41-E2AF-49B6-81A0-5CF2CF849788-696x522.jpeg)
Gjatë ceremonisë së varrimit u lexua edhe telegram ngushëllimi nga Kryetari Imri Ahmeti në emër të Institucioneve:
E nderuara familje Retkoceri dhe Tmava
E dashura rini, të dashur qytetar të Llugaxhisë dhe Lipjanit në emër të Komunës së Lipjanit dhe në emër tim ju shprehë ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Leonardit dhe Sahitit.
Lajmi i keq, lajm i kobshëm i datës 16 mars në orët e pasdites na ka pikëlluar thellë të gjithë ne qytetarët e Lipjanit.
Ndarja nga jeta e Leonardit e Sahitit kaq e hershme, e pa pritur është humbje për familjen për rinin e Lipjanit dhe për gjithë komunën tonë.
Leonard e Sahit do të na mungoni përherë.
I lehtë qoftë dheu.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/03/46DA6D6B-62FF-4435-914D-AFE355E18A0A-1024x768.jpeg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/03/63A86943-0A40-4053-957B-0BEDA09662D7-1024x768.jpeg)