Inspekcioni i Prishtinës në aksion
Komuna e Prishtinës është duke vazhduar dënimin e të gjithë personave që vendosin objekte në kryeqytet pa leje, njofton Indeksonline.
Pas shqiptimit të gjobës dhe urdhëresës nga Inspekcioni i komunës për largimin e një kiosku të vendosur pa leje, vet pronari ka marrë veprimet e nevojshme.
Ai ka larguar kioskën nga rruga “Luan Haradinaj” ku edhe kishte vendosur atë. /Indeksonline/
