75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Mësoni se çfarë bënin në Zelandën e Re viktimat që humbën jetën nga sulmet në xhami

50 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve që ndodhën të premten në xhami në Zelandën e Re.

Shumë të tjerë mbetën të lënduar dhe e gjithë bota u shokua nga ky akt terrorist.

Një refugjat sirian dhe djemtë e tij adoleshentë, një akademik pakistanez dhe një portier në ekipin futsal kombëtar janë ndër viktimat e sulmeve terroriste në Christchurch.

Daoud Nabi kërkoi azil në Zelandën e Re para 40 vjetëve, pasi u arratis nga Afganistani bashkë me djemtë. Ky vend i ofroi atij siguri dhe rehati. Vdekjën për të e konfirmuar njëri prej fëmijëve.

50 vjeçari, Naeem Rashid u vra bashkë me djalin e tij 21 vjeçar, Talha.Vdekjen e tyre e konfirmoi vëllai i Naeem Rashid, ku bëri të ditur se viktima po punonte si profesor në një universitet në Zelandën e Re dhe jetonte aty që prej 7 vitesh.

Një familje e tërë vdiqën në këto sulme. Ghulam Husain, Karam Bibi dhe Zeeshan Raza. Ministria e Jashtme e Pakistanit bëri të ditur se Zeeshan Raza bashkë me babin, nënën, Ghulam Hussain dhe Karam Bibi humbën jetën gjatë sulmeve në Christchurc. Të tre në fillim u listuan si të zhdukur, transmeton Indeksonline.

Atta Elayyan, 33 vjeçar ishte portier në ekipin futsal të Zelandës së Re.  Miqtë et ij e përshkruan si njeri të mrekullueshëm, e që lajmi për vdekjen e tij ishte shokues.

Pesë pakistanezë të tjerë humbën jetën gjatë sulmeve, por që nuk u specifikua shtetësia e tyre.

Refugjati, Khaled Mustafa u vendosë në Zelandën e Re me familjen e tij në vitin e kaluar.

Ai ishte në xhami me dy djemtë e tij për lutjet e së premtes, kur sulmuesi hapi zjarr.

Hamza Mustafa, 14 vjeç, po merrte pjesë në namazin e së premtes me babanë, Khaled dhe vëllain e tij më të vogël, Zaid.

Nëna e tij konfirmoi vdekjen e Hamzas, duke shtuar se djali i vogël Zaid, nuk e ti që babai dhe vëllai i vdiqën.

Ansi Alibava, 25 vjeç kishte kaluar nga India në Zelandën e Re vitin e kaluar për të filluar një jetë të re bashkë me burrin e saj, Abdul Nazer. Ajo kishte përfunduar studimet  tri javë më parë në fushën e menaxhimit të agrobiznesit. Ajo shpresonte të gjente një punë dhe të jetonte përgjithmonë në Zelandën e Re. Ajo ishte një nga pesë shtetasit indian që vdiqën në këtë sulm. Të tjerët ishin, Maheboob Khokhar, Ramiz Vora, Asif Vora dhe Ozair Kadir.

I vdekur mbeti edhe Lilik Abdul Hamid me prejardhje nga Indonezia. Konfirmimin për vdekjen e tij e bënë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sayyad Milne, ishte 14 vjeçar dhe po ndiqte mësimet në Shkollën e Lartë ‘Cashmere’ në Christchurch.

Babai i tij, John Milne tha se djali i vogël i tij ishte një lojtar i zjarrtë futbollit, i cili sapo mbushi 14 vjeç.

“ E di ku është ai, ai është në parajsë”, tha ai.

Hafiz Musa Patel ishte imam në xhaminë Lautoka në Fixhi për 25 vite dhe vdiq në sulmet e së premtes. Ai kishte lënë Fixhinë para tri javëve për të kaluar kohë me fëmijët .

Linda Armstrong u vra gjithashtu në këtë sulm. Ajo njihej si zemërgjerë që u doli në ndihmë shumë refugjatëve, duke hapur shtëpinë dhe zemrën për ta.

Irakiani, Hussein al-Omari humbi jetën poashtu. Katër egjiptianë të tjerë dhe  4 jordanezë emrat e të cilëve nuk u bënë publik./Indeksonline/