75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: 40 “ushtarë” të Danimarkës kundër 13 mijë “Dardanëve”

Për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur.

Megjithatë nuk do të jenë të gjithë publiku shqiptarë. Drejtoresha për media në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha ka deklaruar për Indeksonline, se 40 tifozë të Danimarkës do të jenë të pranishëm të enjtën mbrëma.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet me 21 mars nga ora 19:00 në Prishtinë. Tifozët e Danimarkës e kanë nofkën “Ushtarët” /Indeksonline/