Haradinaj: AAK-ja ka besimin e 16% të qytetarëve, vetëm 1% i ka të punësuar!
“Me i dhënë një goditje prej dikujt që e kanë pru këtë gjendje Kosovës, moni bre…”, kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, duke u pyetur rreth punësimeve në Postë Telekomin.
Shefi i ekzekutivit deklaroi se njerëzit më të diskriminuar për tu punësuar në Kosovë janë nga radhët e AAK-së, shkruan Indeksonline
“Punësimi i disa të rinj apo të afërm qoftë me mu apo Aleancën. AAK-ja ka një besim rreth 10% të popullit të Kosovës e tash thonë se i kemi rreth 16%. E në institucioni as 1% nuk përfaqësojmë as në kompani publike as kërkund. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që me kaluar në situata abuzive dhe të keqpërdoret. E mirëpres kritikën e Britanisë sepse e meriton me na dhënë këtë. Por po habiten që do po donë me kritiku kur e kanë sjell vet vendin këtë. Unë njoh kolegë të AAK-së që kanë konkurruar qindra herë dhe nuk janë pranuar”, ka deklaruar ai.
