Djali i Lorik Canës kupton katër gjuhë, Monika zbulon detaje nga jeta personale
Monika Cana, bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana, u është përgjigjur ndjekësve të saj përmes ‘Instagramit’.
Pyetje të ndryshme pati për italianen, teksa ato më shumë ishin për jetën e saj bashkëshortore dhe djalin, Boiken.
Bashkëshortja e ish-kapitenit ka befasuar kur tregoi se djali i saj flet katër gjuhë.

“Unë i flas Boikenit italisht dhe frëngjisht. Loriku i et vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh”, përcjellë Indeksonline.
Gjithashtu një pyetje tjetër për Monikën ishte nëse e kishte menduar do të bëhet ndonjëherë nuse shqiptare.

Kujtojmë se Monika dhe Loriku jetojnë prej vitesh në Tiranë./Indeksonline./