75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Momenti kur Tuna përlotet në videoklip

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Tuna ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri që përmban 7 këngë që janë pëlqyer shumë e të cilat i ka shoqëruar me videoklipe.

Disa prej tyre janë balada, të tjera ritmike dhe dy bashkëpunime, me Ylli Limanin dhe Armend Rexhepagiqin.

Në këngën e fundit të albumit, Tuna shfaqet e përlotur në fund të videoklipit nga i cili kemi kapur këto momente kur këngëtarja shihet me lot në sy.