75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot mblidhet Kryesia dhe kryetarët e Degëve të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këto ditë ka shpeshtuar mbledhjet me kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve.

Mbledhjen e radhës me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa do ta mbaj sot nga ora 14:00, transmeton Indeksonline.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Mustafa do të mbaj një konferencë për media nga ora 16:00, në të cilën do të jap detaje se çka u diskutua.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet brenda partisë këtyre ditëve.

Deri më tani si kandidat për kryetar të LDK-së është përmendur Lutfi Haziri, derisa kandidaturën nuk e ka bërë akoma publike askush.