Haziri thotë se fotografia nuk është e kohës e as e vërtetë, por nuk tregon kur është bërë
Lutfi Haziri nga LDK-ja ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku ai shihet me Sami Lushtakun, Ukë Rugovën dhe Sylejman Selimi, e shumë të tjerë bashkë me një restorant në Gjilan.
Sipas tij, fotografia nuk është e kohës e as e vërtetë, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, ai nuk tregon se kur është bërë fotografia nëse nuk është aktuale.
Shkrimi i tij i plotë:
Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!