Kosovari tenton të deponojë para false në bankomat, e arreston policia
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti pasi i njëjti tentoj t’i deponojë disa para të cilat dyshohen se ishin të falsifikuara.
Menaxher i bankës ka konfirmuar se në bankomatin e jashtëm të asaj banke është tentuar të kryhet ky veprim.
“Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar nga njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore, ku është iniciuar lënda dhe mbetet të hetohet”, sqaron PK-ja. /Indeksonline/

.