75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Raportohet si fëmijë i rrëmbyer, Policia e gjen tek babai në Pejë

Me 18 mars ishte raportuar një rast rrëmbimi në Pejë.

Pas një pune hetimore, dje është identifikuar i dyshuari i cili është babai i fëmijës së raportuar si i rrëmbyer.

Sipas të dyshuarit fëmija ka qenë i sëmurë dhe të njëjtin e kishte marrë për ta dërguar te mjeku dhe të qëndrojë tek ai disa ditë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në prezencë të punëtorit të QPS-së fëmija i është kthyer ankueses nënës së tij në gjendje të mirë shëndetësore./Indeksonline/