Veseli reagon për sulmin ndaj Slobodan Petroviqit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq dhe ka shprehur solidaritetin e mbështetjen ndaj tij.
Po ashtu, Veseli, inkurajoj organet ligj zbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj.
“Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
