Konfirmohet dënimi për Karaxhiçin, nga 10 akuza, vetëm një i hiqet!
Gjykata e Hagës ka konfirmuar dënimin 40 vjet për kriminelin serb, Radovan Karaxhiç.
Aktgjykimi i shkallës së parë ka liruar nga një pikë – për gjenocid ndaj popullatës joserbe në shtatë komuna në Bosnjë dhe Hercegovinë, por u dënua me 10 akuza e mbetura, duke përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.
Karaxhiç hodhi poshtë këto akuza. Mirëpo, ai deklaroi se ishte përgjegjës vetëm pse ishte presidenti i pakthyeshëm.

Organet e drejtësisë në Hagë konfirmuar se krimineli serb ishte në dijeni për vrasjet e korrikut të vitit 1995 pas rënies së Srebrenicës, transmeton Indeksonline

Vlen të theksohet se Karaxhiq jetoi për shumë vjet i fshehur në Serbi. Karaxhiçi mori një identitet të ri me emrin Dragan Dabiç, ndryshoi edhe pamjen me mjekër dhe flokë të gjata. Pas presionit të konsiderushëm nga BE, pas 12 vjetësh Karaxhiçin e arrestuan në kryeqytetin serb Beograd.
Më 24 mars 2016, Tribunali i Hagës shqiptoi vendimin kundër Karaxhiçit: 40 vjet burg. Ndër të tjera për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe rrethim të Sarajevës. /Indeksonline/
