Kazakistani ia ndërron emrin kryeqytetit
Parlamenti miratoi sot propozimin e presidentit të ri për të riemërtuar kryeqytetin e vendit, Astana me emrin e paraardhësit të tij Nursultan Nazarbajev, një personalitet me peshë, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë, pas gati 30 vitesh në pushtet.
‘’Astana është tani zyrtarisht i riemërtuar Nursultan”, raporton agjencia shtetërore kazake e lajmeve Kazinform.
