75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkodra: Dënimi ndaj Karaxhiç, një pikë uji në oqeanin e padrejtësisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ka reaguar pas dënimit me burg të përjetshëm të Radovan Karaxhiç.

Sipas Shkodrës, dënimi i tij është një pikë uji në oqeanin e padrejtësise ndaj popujve të cilët kanë qenë të rrezikuara nga shfarrosja për shkak të politikës serbosllave, transmeton Indeksonlin.

“Denimi i sotëm është një lehtësim sado i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme të vrara nga urdhëri i këtij krimineli famëkeq i cili ka zbatuar një doktrinë të hartuar nga akademikë serb në shekullin që kem lënë pas”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Gjykata e OKB-së në Hagë e gjeti liderin politik serb të Bosnjës të kohës së luftës Radovan Karaxhiç fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Denimi me burgim të perjetshëm i kriminelit famëkeq Radovan Karaxhiq është një pikë uji në oqeanin e padrejtësive ndaj popujve të cilët kanë qenë të rrezikuara nga shfarrosja për shkak të politikës serbosllave në hapësirat e ish-Jugosllavisë më denimin e sotëm konfirmohet edhe njëherë gjenodcidi i shtetit serb.

Denimi i sotëm është një lehtësim sado i vogël për familjarët e viktimave të pafajshme të vrara nga urdhëri i këtij krimineli famëkeq i cili ka zbatuar një doktrinë të hartuar nga akademikë serb në shekullin që kem lënë pas.