75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkon në 16 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Shkup

Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga aksidenti fatal muajin e kaluar në Shkup, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për vajzën 19 vjeçare e cila ishte në gjendje kritike që nga momenti kur ndodhi aksidenti, ndërsa për ta shpëtuar atë mjekët vendosën t’i amputojnë njërën këmbë e cila nga dëmtimi i madh i rrezikonte atëherë jetën./Indeksonline/