Aktori kosovar pas ndeshjes së Përfaqësueses: Shumë emocion, urime Kosovë, urime Dardanë!
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj Danimarkës.
Kosova ka barazuar ndaj danezëve e ky rezultat nuk ishte zhgënjyes përkundrazi shumë tifozë të flaktë të ekipit të ri kosovarë janë ndarë të lumtur, shkruan Indeksonline.
Edhe aktori i njohur i humorit, Osman Azemi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e djemve tonë.
“Shumë emocion, urime Kosovë, urime Dardan” ka shkruar aktori në një fotografi nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’./Indeksonline/
