MARCA: Varane tashmë ju ka treguar bashkëlojtarëve se dëshiron të largohet
Lamtumira mes Raphael Varane dhe Real Madridit duket të jetë serioze.
Këtë javë, shtypi francez vuri në dukje dëshirën e lojtarit madrilen për të braktisur klubin në fund të sezonit. Sipas raporteve, Varane po dëshiron të ndryshoj ambient në kërkim të motiveve të reja.
Lajmi nuk i ka befasuar shokët e tij, të cilët kishin dëgjuar dicka të tillë nga vetë qendërmbrojtësi, shkruan MARCA.
Ajo që dukej në fillim një opsion i komplikuar, apo fryt i formës jo të mirë të Real Madridit, pak nga pak po bëhet realitet. Varane konsideron se nganjëherë është kritikuar në mënyrë të padrejtë dhe se në Real Madrid tashmë ka arritur gjithcka që kishte përpara.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit ka hedhur dyshimet e tij në dhomat e zhveshjes. Për disa nga shokët e tij, më të afërmit, ai komentoi se mundësia e ndryshimit të ambientit në fund të sezonit është diçka më shumë se një ide e thjeshtë kaluese dhe mund të përfundojë duke u bërë realitet më së largu në verë. /IndeksOnline/