75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Nëna e vogëlushit të vrarë në Zvicër: Ajo grua mori lulen më të bukur nga unë

Vrasja e 7 vjeçarit në Basel të Zvicër nga një e moshuar, është bërë kryelajm në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe botërore;

Siç raportojnë mediat në Zvicër, djali i vogël u therr me thikë nga një 75 vjeçare për arsye ende të panjohura, transmeton Indeksonline.

Nëna e të voglit ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne, shkruan Blick.ch.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi dhe nuk kishte arritur kurrë, pasi ishte plagosur fatalisht nga një grua që s’e kishte parë kurrë.

Në vendin ku Mërgimi ka humbur jetën, Fatma L. ka thënë se “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm.

 “Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e Mërgimit.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit, derisa Mërgimin e pa për herë të fundit dy ditë më parë.

“Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”, thotë ajo, duke shtuar se trupi i të ndjerit do të varroset në Kosovë. /Indeksonline/