75 Mall Live Search
12:26 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Moderatorja e njohur: Dua të jetojë në Gjermani, pikë!

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Aulona Musta vazhdon të jetë e komentuar në mediat rozë.

Postimet e saj në rrjetet sociale nuk kalojnë asnjëherë pa vëmendje, shkruan Indeksonline.

Në një postim të radhës, Aulona Musta  ka treguar se po qëndron në Gjermani madje dëshira e saj është që të mos kthehet më.

“Gri, por i bukur! Dua te jetoj ne Gjermani! Pike!” ka shkruar Aulona në mbishkrimin e imazhit..

Ndryshe, Aulona njihet edhe si një femër atraktive, ajo është e përkushtuar maksimalisht ndaj palestrës falë të cilës ka krijuar forma perfekte. /Indeksonline/