Topalli: Problemi i kazinove i vjetër, duhet debat social
Ka filluar tashmë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila ka si pikë të rëndit të ditës, mbylljen e kazioneve dhe lojërave të fatit.
Deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka thënë se partia e tij e mbështetë pezullimin e aktiviteteve të lojërave të fatit.
Mirëpo, sipas tij janë disa gabime në rezolutën e paraqitur në kuvend.
Ai ka thënë se dy gabimet janë se ndonëse thuhet se kjo rezolutë ë shtë për pezullimin e aktiviteteve të lojërave të fatit, në fakt në tekst flitet për sigurinë në këto vende.
Ndërsa, gabimi i dytë sipas tij është reagimi sponant për një problem që nuk është i ri, por i vjetër.
“Në si ide, si iniciativë e mbështesim. Për këtë nuk kemi dileme. Për një kohë të shkurtë kanë ndodhur dy vrasje brenda lokaleve të kazinove dhe kjo gjë rrezikohet të shpeshtohen. Ndërsa, në rezolutë po kërkohet nga Qeveria pezullimi i punës se tyre. Por, në rezolutë po flitet për sigurinë, jo për ligjin, pasojat e varësisë së lojërave e të tjera. Pra, nuk është rrezik vendi i krimit, se ku po ndodhin, apo pse kanë ndodhur dy vrasje, por mungesa e debatit social të cilin sot nuk po e bëjmë. Debati është huqur si shpjegim se ka të bëjë me lojëra në fakt shtrohet çështja e sigurisë dhe reagimi spontant për një problem që nuk është i ri, është problem i vjetër”, ka thënë ai./Indeksonline/