75 Mall Live Search
12:08 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Zelandezët mbrojnë myslimanët gjatë lutjeve në xhami: Duam t’i sigurojmë se jemi me ta

Mijëra qytetarë kanë lidhur krahët me njëri-tjetrin, për të formuar një mburojë jashtë xhamisë në Zelandë të Re, pas sulmit terrorist që ndodhi të premten e kaluar në Christchurch.

Banorët duke bashkuar krahët, qëndruan pranë njëri tjetrit në këmbë jashtë xhamisë, derisa myslimanë po kryenin lutjet e së premtes në Xhaminë Kilbirnie në Ëellington.

Ky veprim i banorëve vije pas sulmit terrorist ku vdiqën 50 persona dhe dhjetëra të tjerë pësuan lëndime trupore, nga të shtënat me armë të sulmuesit, i cili u arrestua menjëherë, transmeton Indeksonline.

Organizatori i këtij veprimi përkrahës, Daniel Kleinsman ka thënë: Duam t’i sigurojmë vëllezërit dhe motrat tona myslimane se jemi këtu për ta dhe me ta. Po ashtu duam të krijojmë lidhjet dhe marrëdhëniet që një akt i tillë terrorizmi të mos përsëritet më kurrë”. /Indeksonline/