75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

“Dani Alves”, “Kontrata e re po vjen”… Muric dhe Zeneli vlerësojnë paraqitjen e Vojvodes

Përvec që janë ambientuar mjaft mirë në fushë, lojtarët e Kosovës vërehet se kanë marrëdhënie mjaft të mira edhe jashtë saj.

Kjo sigurisht është mjaft e mirë për grupin dhe ndikon mirë në cdo aspekt.

Një nga lojtarët më të dalluar në ndeshjën ndaj Danimarkës ishte padyshim mbrojtësi i krahut të djathtë Mergim Vojdova.

Ai ka shfrytëzuar rrjetin e tij social Instagram për të shfaqur përshtypjet e tij për ndeshjën e mbrëmshme.

“Woowwww, Faleminderit Kosovë të dua” shkruan Vojvoda krahas fotos së publikuar. Ajo cfarë vërehet poashtu është një koment qesharak i portierit Aro Muric, i cili e quan ‘Dani Alves’ mbrojtësin e krahut të djathtë, duke aluduar në paraqitet e mira të bashkëlojtarit.

Koment epik ka shkruar edhe Arbër Zeneli duke i thënë Vojvodes se “Kontrata e re po vjen” /IndeksOnline/