75 Mall Live Search
18:11 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu flet pas aksidentit, tregon gjendjen e tij

Pak minuta më parë, është aksidentuar kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

I kontaktuar nga Indeksonline, Veliu ka konfirmuar se ka qenë në veturën e aksidentuar teksa ka bërë të ditur edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Veliu ka thënë se nga aksidenti nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Po kam qenë në veturë. Nuk kam ndonjë telash. Nuk jam lënduar nga aksidenti”, ka thënë shkurt Veliu. /Indeksonline/