75 Mall Live Search
18:39 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Kritikuesi i madh i Agim Veliut: Lutem për ty Agim, do të bëj dua tek Allahu

Kryetari i Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku lutet që i pari i komunës së tij të ketë shpëtuar pa lëndime serioze.

Njëri nga kritikuesit më të mëdhenj opozitar në Podujevë, Maloku ka thënë se duhet të bëhet dua te Allahu për shëndetin e Veliut.

“Unë si Kryetar i Partisë FJALA shpreh shqetësimin tim në lidhje me aksidentin e Kryetarit të Podujevës Agim Veliu.
Lusim Zotin që mos të ketë pasoja shëndetësore dhe që All-llahu të ia lehtësoj gjendjen shpirtërore.
Ndonëse opozitë por për çdo gjë që nevojitet do të jemi pranë me aq sa kemi mundësi, ndërsa mundësia me e madhe është të bëjmë dua tek All-llahu” shkruan Maloku në Facebook./Indeksonline/