Panucci s’e ftoi në Kombëtare, por futbollisti shqiptar befason të gjithë me mesazhin
Selektori i Kombëtares Shqiptare, Panucci nuk e ka ftuar Taulant Seferin për ndeshjet e marsit. Por, futbollisti shqiptar nga Maqedonia ka befasuar të gjithë me mesazhin e tij.
Seferi shkruan se sot më shumë të gjithë duhet të frymojnë kuqezi.
“Në momente të vështira, mbështetja dhe përkrahja duhet të jetë më e madhe dhe pa kushte. Sot, Kombëtarja jonë dhe e të gjithë shqiptarëve ka nevojën më të madhe për ne. Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Diaspora sot më shumë se kurrë duhet të frymojë kuqezi.
Sot nuk jam fizikisht me Kombëtaren dhe nuk mund të ndihmoj Kombëtaren, por shpirtërisht sot jam në fushë, te çdo futbollist dhe në tribunë te çdo tifoz.
Forca Shqipëri! Fito për ne, fito për të gjithë. Fito se je më e mira! Shpresoj dhe i lutem Zotit, që në ndeshjet e radhës të jem në fushë, duke derdhur djersë e gjak për fanellën dhe flamurin më të bukur në botë” shkruan Seferi në Facebook./Indeksonline/