75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Stanaj “çmend” vajzat me fotografi nga palestra

Këngëtari shqiptar, Albert Stanaj është i njohur për vokalin e fuqishëm që e posedon dhe talentin për muzikë.

Përveç këtyre, ai shpeshherë komentohet për pamjen dhe stilin, transmeton Indeksonline.

Stanaj kujdeset për trupin e tij duke shkuar në palestër. Nga atje ka publikuar një fotografi të re, dukë vënë në fokus muskujt e trupit.

Këngëtari në fotografinë e postuar dukej mjaftë në formë dhe mori shumë komente nga vajzat.

Ndryshe, nga ana profesionale, këngëtari javën e kaluar ishte pjesë e projektit “Sober” mes DJ-it të njohur, Afrojack dhe dyshes së reperëve, Rae Sremmurd./Indeksonline/